Enrique, “ëndërr” për Man Unitedin

Enrique, “ëndërr” për Man Unitedin

E ardhmja e Luis Enrique ka hyrë sërish në qendër të vëmendjes në futbollin evropian.

Pas largimit të Ruben Amorim nga Manchester Unitedi, klubi anglez po kërkon një trajner me autoritet dhe përvojë, ndërsa emri i trajnerit aktual të PSG-së po shihet si një opsion serioz për verën e këtij viti.

Tekniku spanjoll ka arritur kulmin në Paris, duke fituar gjithçka në arenën vendase dhe duke i dhuruar PSG-së Champions League-in e parë në histori.

Megjithatë, dëshira për një sfidë të re dhe për ndërtimin e një projekti ambicioz e bën “Old Trafford”-in një destinacion tërheqës për të.

Share This