El Niño rekord kërcënon globin, parashikohet që viti 2027 të jetë më i nxehti në histori

El Niño rekord kërcënon globin, parashikohet që viti 2027 të jetë më i nxehti në histori

Një fenomen i jashtëzakonshëm i klimës që po zhvillohet mbi Oqeanin Paqësor mund të shndërrohet në ngjarjen më të fuqishme të El Niño-s të regjistruar ndonjëherë. Sipas paralajmërimeve më të fundit nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, kushtet e paprecedentë në oqean, ku temperaturat e sipërfaqes kanë kaluar 2 gradë Celsius mbi mesataren afatgjatë — e me mundësi për të arritur deri në 3 apo 4 gradë — po krijojnë bazën për një reagim zinxhir në klimën globale.

Ekspertët theksojnë se përveç ndikimit të vazhdueshëm të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, nxehtësia masive që po çlirohet nga oqeani ka gjasa të bëjë që viti 2027 të thyejë çdo rekord historik për temperaturat globale.

“Duhet të jemi të qartë se kjo është një ngjarje e paprecedentë. Nuk kam parë kurrë një sinjal kaq intensiv të El Niños në parashikimet tona,” deklaroi Prof. Adam Scaife, drejtues i parashikimit afatgjatë në Zyrën Meteorologjike britanike.

Çrregullime të motit dhe rreziqe për ekonominë

Ndërsa shkencëtarët nëvizojnë se ndryshimi i klimës nuk është domosdoshmërisht shkaku i shpeshtësisë së El Niño-s, ai i bën pasojat e tij shumë më ekstreme. Sinjalet e para të ndikimit po vërehen tashmë me rënien e reshjeve të musoneve në Azinë Jugore dhe zvogëlimin e aktivitetit të uraganeve në Atlantik.

Ndikimet kryesore që parashikohen në rajone të ndryshme përfshijnë:

  • Evropa Veriperëndimore: Mundësi më e lartë për një vjeshtë të lagësht e të stuhishme, e ndjekur nga luhatje të temperaturave në fund të dimrit.
  • Amerika e Jugut dhe Australia: Rrezik për qëndrueshmëri të lartë të temperaturave dhe zjarre pyjore.
  • Shtetet e Bashkuara dhe Amerika Jugore: Mundësi për përmbytje masive në disa zona dhe rritje të reshjeve.

Oqeanet po shërbejnë si një “rezervuar karburanti” me ujë të ngrohtë deri në thellësinë 100 metra. Shkencëtari Zeke Hausfather nga instituti Berkeley Earth vuri në dukje se nëse ngrohja i kalon 3 ose 4 gradë Celsius, kjo mund të konsiderohet “ngjarja më e fortë e El Niños në 500 apo edhe 1.000 vjet.”

Nga ana tjetër, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së ka ngritur alarm se çregullimet në bujqësi — veçanërisht në prodhimin e orizit, kafesë dhe kakaos — mund të kërcënojnë dhjetëra miliona njerëz me pasiguri akute ushqimore. Rritja e çmimeve dhe goditja e zinxhirëve të furnizimit mbeten sfidat kryesore ekonomike që pritet të shoqërojnë këtë fenomen. /rtsh/

Share This