
Edhe sot mot me diell e temperatura pranverore
Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura pranverore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15°C deri në 19°C. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.
Mot i ngjashëm parashikohet të mbajë edhe në ditën e dytë të këtij vikendi.