
Edhe Fiorentina e ndali Milanin
Me ndeshjen e sotme, skuadra e Max Allegrit, AC Milan, e vërtetoi se nuk është e denjë për titullin e kampionit.
Rossonerët assesi të mposhtin ekipet më të dobëta në Serie A, dhe pas Pisa, Parma, Sassuolo, Genoa dhe humbja nga Cremonese, Milan barazoi edhe nga skuadra e parafundit Fiorentina me rezultat 1-1.
Loja e zbehtë, e ngadalshme, pa ide dhe shumë anemike, edhe njëherë tjetër u pa nga lojtarët e Milanit, dhe kjo solli barazimin, me Fiorentinan që e shfrytëzoi goditjen e vetme serioze, kurse Christian Pulisic, në pjesën e parë dy herë doli përballë me portierin De Gea, i cili vetëm dhe ekskluzivisht mbron mirë dhe ia do me Milanin.
Golin e epërsisë për Fiorentinan e shënoi mbrojtësi Pietro Comuzzo me kokë pas harkimit nga këndi, kurse Milan barazoi përmes rezervistit Cristopher Nkunku. Por, Fiorentina në minutë, e 96-të e qëlloi tranzverzalen përmes Marco Brescianinit, kurse 20 sekonda më vonë, Moise Kean doli përballë Meignan që ishte më i suksesshëm.
Me këtë barazim Milano ka mbledhur 40 pikë, kurse Fiorentina tashmë ka 14, transmeton KK.
Në xhiron e ardhshme Milano i shkon Comos, kurse Fiorentina udhëton te Bologna.


