Edhe ambasadori britanik thotë se Kuvendi nuk është konstituuar: Të bëhet në përputhje me Kushtetutën

Edhe ambasadori britanik thotë se Kuvendi nuk është konstituuar: Të bëhet në përputhje me Kushtetutën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, konsideron se Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar, teksa ka theksuar nevojën urgjente që të ndërmerren hapat e ardhshëm në këtë drejtim, shkruan Reporteri.net.

Deklarata e Hargreaves vjen pas takimit që zhvilloi me Presidenten Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme. Ai ka theksuar se konstituimi duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën.

“Ishte një kënaqësi të takohesha me Presidenten Osmani sot. Diskutuam për partneritetin e ngushtë 🇬🇧🇽🇰 dhe theksuam nevojën urgjente për hapat e ardhshëm në formimin e Kuvendit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hargreaves.

Ata kanë folur edhe për zgjedhjet lokale.

“Po ashtu, u dakorduam për pritjet tona për zgjedhjet lokale, të cilat duhet të pasqyrojnë zërat dhe shpresat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe angazhimin e Kosovës për një demokraci shumë-etnike”, thuhet në postim.

Share This