
Edhe 0.6% të votave pa u numëruar, ky është rezultati
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me publikimin e rezultateve preliminare për zgjedhjet e 7 qershorit.
Tash kur ora po shkon drejt 12-shit, janë numëruar 99,40%.
Sipas rezultateve preliminare, LVV ka mbledhur 42,92% apo 297,286 vota.
E dyta është PDK me 21,06% apo 145,873 vota, kurse e treta LDK me 17,61% apo 121,956 vota.
Aleanca është në vendin e katërt me 7,17% apo 49,693 vota.

