E kërkuar nga INTERPOL-i, shtetasja e Shqipërisë ekstradohet nga Kosova

E kërkuar nga INTERPOL-i, shtetasja e Shqipërisë ekstradohet nga Kosova

Policia e Kosovës ka bërë ekstradimin e një shtetaseje të Shqipërisë, e cila ishte e kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.

Ekstradimi është realizuar përmes pikës kufitare në Vërmicë, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Shtetasja shqiptare ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ndaj saj ishte lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë një letërreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, transmeton Klankosova.tv.

Ajo kërkohej për veprat penale “ndihmë në kalim të paligjshëm kufitar” dhe “falsifikim të dokumenteve”, të cilat, sipas autoriteteve, dyshohet se janë kryer në kuadër të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal.

Pas përfundimit të procedurave përkatëse, e kërkuara iu dorëzua autoriteteve kompetente të Republikës së Shqipërisë për të vazhduar procedurat ligjore ndaj saj.

Share This