
E kërkon Tottenhami, Guardiola bllokon largimin e Savinhos
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, raportohet se e ka bllokuar largimin e talentit brazilian Savinho.
Sipas “talkSPORT”, përfaqësuesit e lojtarit ndodhen këtë javë në Angli për të zhvilluar bisedime me Tottenhamin, i cili dëshiron ta transferojë anësorin ofensiv.
Savinho është i hapur për një kalim në Londër, pasi beson se te “Spurs” do të kishte më shumë hapësira për lojë të rregullt këtë sezon.
Megjithatë, Guardiola nuk ka ndërmend të heqë dorë nga i riu, duke e konsideruar atë një element të rëndësishëm për skuadrën e tij për sezonin e ri të garave në Premier League që tashmë ka filluar.


