“E kam fituar lirinë, s’ma merr askush” – fjalët e Thaçit në telefonatën me Ramën

“E kam fituar lirinë, s’ma merr askush” – fjalët e Thaçit në telefonatën me Ramën

“Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”. Këto fjalë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia përsëriti dy herë Edi Ramës, sipas kryeministrit të Shqipërisë, që njoftoi për telefonatën.

Rama shkroi në Facebook se kjo telefonatë që e mori nga Thaçi ishte “e vështirë emocionalisht për të”.

Por ai tha se Thaçi ishte “si asnjëherë i qetë në zërin e tij”.

Share This