E ardhmja e Asllanit larg Bundesligës, e duan top-klubet evropiane

E ardhmja e Asllanit larg Bundesligës, e duan top-klubet evropiane

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani pritet të largohet nga Bundesliga gjermane.

Sipas “Sky Sport Deutschland”, talenti dardan i Hoffenheim po ndiqet nga afër jo vetëm nga Barcelona, por edhe nga disa klube të Premier League.

23-vjeçari ka nisur sezonin me ritëm të lartë, duke shënuar pesë gola deri më tani, përfshirë edhe golin e fundit të realizuar ditën e djeshme kundër Heidenheim.

Në kontratën e tij ekziston një klauzolë që i lejon largimin këtë verë nëse një klub është i gatshëm të paguajë një shifër prej 27-30 milionë eurosh.

Performanca e mirë dhe çmimi i arsyeshëm i kartonit e kanë kthyer Asllanin në një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Share This