Dyshohet se një person vdiq pasi u hodh nga ura në Ujman

Dyshohet se një person vdiq pasi u hodh nga ura në Ujman

Një person dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit, ka theksuar Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji.

Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, u ka thënë mediave se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji, raporton rtk.

Raportohet se njësitë e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për gjetjen e trupit.

Share This