Drita zbulon kundërshtarin në plejofin e Ligës së Konferencës

Drita zbulon kundërshtarin në plejofin e Ligës së Konferencës

Kampionja e Kosovës, Drita, ka mësuar kundërshtarin e saj në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës. Në shortin e tërhequr në Nyon të Zvicrës, djemtë nga Gjilani do të ndeshen me Celjen sllovene.

Drita e përfundoi debutimin e saj historik në Ligën e Konferencës në vendin e 20-të, duke grumbulluar tetë pikë, një arritje e madhe për skuadrën gjilanase.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 19 shkurt në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa takimi kthyese do të luhet më 26 shkurt në Slloveni.

Në rast se eliminojnë Celjen, Drita do të përballet me fituesin e çiftit Sparta Pragë – AEK Athinë në 1/8 e finales, ku gjithashtu do të luajë si vendas në ndeshjen e parë.

Share This