
Drita – Llapi, derbi i të dielës në Superligë
Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 12-të, ku në program janë tri përballje interesante që premtojnë spektakël futbollistik.
Në qendër të vëmendjes është dueli në Gjilan, ku kampioni në fuqi Drita pret Llapin.
Pas humbjes në mesjavë, gjilanasit synojnë rikthimin te fitorja, ndërsa llapjanët vijnë të motivuar për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.
Sfidë e fortë pritet edhe në Klinë, ku Dukagjini do të përballet me Malishevën, në një ndeshje që mund të ndikojë shumë në pozitat e mesit të tabelës.
Ndërkohë, në Lipjan, skuadra e Prishtinës së Re është nikoqire e Drenicës, me të dy ekipet që kërkojnë pikë të vlefshme për t’u larguar nga zona e rrezikut.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme nisin nga ora 13:00.


