Drita humb në minutat e fundit ndaj Celjes, kualifikimi vendoset në Slloveni

Drita humb në minutat e fundit ndaj Celjes, kualifikimi vendoset në Slloveni

Kampioni i Kosovës, FC Drita, zhvilloi një ndeshje emocionuese ndaj NK Celjes, por u mund me rezultat 2-3 pas një goli të pësuar në minutën e katërt shtesë (90+4’).

“Intelektualët” nuk u dorëzuan pas disavantazhit 0-2 dhe arritën të barazonin rezultatin në 2-2, por sllovenët siguruan fitoren në fund falë golit të Poplatnik.

Golat e Dritës u shënuan nga Blerim Krasniqi (59’) dhe Liridon Balaj (75’), ndërsa Kucys dhe Avdyli shënuan për Celjen në pjesën e parë.

Me këtë humbje, Drita mbetet në garë për kualifikim, por do t’i duhet një fitore me dy gola diferencë në ndeshjen kthyese në Slloveni për të kaluar tutje.

Share This