
Drita fiton Superkupën e Kosovës, triumfon ndaj Prishtinës në Antalya
KF Drita është fituese e Superkupës së Kosovës, pasi ka mposhtur FC Prishtinën me rezultat 2:1 në finalen e zhvilluar në Antalya të Turqisë.
“Intelektualët” treguan karakter dhe efikasitet në momentet vendimtare të ndeshjes, duke siguruar trofeun e parë për vitin 2026. Skuadra nga Gjilani e nisi fuqishëm takimin dhe arriti të konkretizojë rastet e saj në pjesën vendimtare të sfidës.
Golat për Dritën u realizuan nga Besnik Krasniqi dhe Kristal Abazaj, të cilët vulosën fitoren në një duel të fortë dhe me rivalitet të theksuar mes dy skuadra.
Në anën tjetër, FC Prishtina arriti të reagojë me golin e Leotrim Kryeziut, por pa mundur të shmangë humbjen në këtë finale.
Me këtë sukses, Drita e nis vitin me një trofe të rëndësishëm dhe konfirmon ambiciet për vazhdimësinë e sezonit, ndërsa Prishtina do të synojë rikthimin dhe reagimin në garat e ardhshme.


