
Drita e Shkëndija sot mësojnë rivalët në Ligën e Konferencës
Pas shortit të mbrëmshme në Ligën e Kampionëve, sot pasdite do të tërhiqet edhe shorti në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, event që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Kampionia e Kosovës, Drita e cila mbrëmë bëri historinë duke siguruar fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, sot do të mësojë kundërshtarët në këtë garë evropiane.
Krahas Dritës, është edhe Shkëndija e Tetovës do të jetë pjesë e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Shorti për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës fillon në orën 13:00.

