Paqarada drejt Anglisë, e kërkon Bristol City

Paqarada drejt Anglisë, e kërkon Bristol City

E ardhmja e mbrojtësit kosovar Leart Paqaradës duket se do të jetë Anglia.

Reprezentuesi i Kosovës, i cili aktualisht është pjesë e klubit gjerman, Koln kërkohet nga Bristol City, skuadër kjo që garon në Championship.

Sipas “Kicker”, trajneri i Bristol City-t, Gerhard Struber, është në kërkim të përforcimeve në repartin defensiv, konkretisht në krahun e majtë, dhe Paqaradën Leart Paqarada si opsionin ideal.

30 vjeçari ka pasur një sezon shumë të mirë me Kolnin. Në 31 paraqitje në ligë sezonin e fundit, ai ka regjistruar 6 asiste dhe ka krijuar 16 shanse të mëdha për gol, sipas të dhënave nga Sofascore.

Roli i tij ishte vendimtar në rikthimin e ekipit në Bundesliga, duke e bërë një nga pikat më të forta në formacionin e Köln-it.

Me më pak se një vit të mbetur në kontratën aktuale, mediat gjermane raportojnë se Paqarada po shqyrton mundësinë e largimit nga klubi dhe rajoni i North Rhine-Westphalia.

Interesimi nga Anglia shihet si një mundësi serioze, veçanërisht duke pasur parasysh ambiciet e Bristol City-t për ngjitje në Premier League.

Një transferim në Championship do të ishte një hap të ri për Paqaradën, me potencial të lartë për të spikatur në futbollin anglez dhe për të rritur më tej vlerën e tij në arenën ndërkombëtare.

Share This