Dibran Hoxha ‘Kobra’ dënohet me 24 vjet burg për vrasje në Prizren

Dibran Hoxha ‘Kobra’ dënohet me 24 vjet burg për vrasje në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Dibran Hoxhën, i njohur si ‘Kobra’, me 23 vite burgim për vrasjen e një personi nga Kukësi që ndodhi në lokalin “Kobra City” në Prizren, në janar të vitit 2023. Për armëmbajtje pa leje, ai është dënuar me 2 vite burg, duke e bërë dënimin total një dënim unik prej 24 vjetësh.

Gjykata ka konfirmuar se Hoxha është fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Roland Susuri, është dënuar me 7 vite burgim për tre vepra penale: 1 vit e 6 muaj për pjesëmarrje në rrahje, 4 vite e 6 muaj për manipulim me prova dhe 1 vit e 6 muaj për armëmbajtje pa leje.

Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje e ka dënuar me burgim 1 viti.

Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burg.

Jesmir Badallaj, pjesëmarrje në rrahje, armëmbajtje pa leje dënim unik 2 vite burg. /rtk/

Share This