
Dënohen me burgim dy të akuzuarit për rastin e barrikadave në veri
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj dy të akuzuarve për barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.
Millosh Radosavleviq është dënuar me 9 muaj burgim, ndërsa Dushan Dobrac është dënuar me 12 muaj burgim, raporton rtk.

