Deliu reagon ndaj Kurtit: Sa turp

Deliu reagon ndaj Kurtit: Sa turp

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se “po ngrohemi me rrymë dhe dhomat i kemi më të nxehta sesa normalja”.

Deliu ka vlerësuar se Qeveria ka nxitur qytetarët që të kalojnë në përdorimin e klimave dhe pompave termike, ndërsa tani, sipas saj, po ua bart përgjegjësinë për gjendjen në sektorin energjetik.

“Sipas Albin Kurtit, problemi i rrymës qenka se qytetarët po i mbajnë dhomat shumë të nxehta. Le që shteti i ka nxitur me kalu në klima e pompa termike, tash pasi ua mori votën, po u thotë se po rrinë tepër ngrohtë. Asnjë fjalë për politikat e gabuara, as për dështimet institucionale, veç një zhvendosje e pastër e përgjegjësisë. Sa turp”, ka deklaruar Deliu.

Ajo ka theksuar se Qeveria duhet të marrë përgjegjësi për situatën energjetike dhe të ofrojë zgjidhje konkrete, në vend se, sipas saj, të fajësojë qytetarët për pasojat e politikave të gabuara.

Share This