
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomën e rrëfimit: E kisha vëlla të vogël, vetëm zemra ime e di çfarë ka hequr
Një debat i rëndë mes dy banorëve të Big Brother VIP, Gimbos dhe Rogertit, ka eskaluar sot në tension të lartë brenda shtëpisë, duke prekur një temë jashtëzakonisht të ndjeshme.
Shkak për përplasjen u bë momenti kur Rogerti i kujtoi Gimbos tragjedinë e vdekjes së vëllait të Gjestit.
Gazetari e pyeti DJ-në se si kishte ndodhur ngjarja, një veprim që e revoltoi Gimbos, i cili reagoi menjëherë duke theksuar se një tragjedi e tillë, sidomos ajo e një adoleshenti, nuk duhet të përdoret apo të përmendet në kuadër të lojës.
I prekur emocionalisht, Gimbo shpërtheu në lot dhe foli në dhomën e rrëfimit, ku u shpreh se kjo ngjarje i ka lënë pasoja të rënda shpirtërore.
Ai theksoi se për të, ky rast ka qenë jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe se përmendja e tij në këtë mënyrë e ka lënduar thellë.


