De Jong dhe Barcelona arrijnë marrëveshje për vazhdimin e ‘martesës’

De Jong dhe Barcelona arrijnë marrëveshje për vazhdimin e ‘martesës’

Klubi spanjoll, Barcelona raportohet se ka arritur marrëveshje në parim me Frenkie de Jong për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029, duke siguruar qëndrimin afatgjatë të një prej mesfushorëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Pas një sezoni 2024/25 ku holandezi u rikthye si titullar i padiskutueshëm në formacion, situata ndryshoi rrënjësisht nga zërat për largim që qarkullonin gjatë vitit 2024.

Vetë De Jong ka konfirmuar kohët e fundit dëshirën për të vazhduar aventurën në “Camp Nou”, ndërsa marrëveshja është në prag të finalizimit.

Sipas të përditshmes “Sport”, firma zyrtare do të vijë sapo lojtari të shkëputet nga agjenti aktual, me klubin që ka planifikuar të përmbyllë gjithçka gjatë javëve në vijim.

Rinovimi i De Jong është një sinjal i qartë i qëndrueshmërisë dhe planeve afatgjata që po ndërton Barça në prag të sezonit të ri.

Share This