Dardanët e rinj gati për përballjen e parë me Katarin!

Dardanët e rinj gati për përballjen e parë me Katarin!

Kombëtarja e Kosovës U20 e ka zhvilluar sot stërvitjen e tretë dhe të fundit para ndeshjes së parë miqësore kundër Katarit U20, që zhvillohet nesër (e diel), në orën 13:00, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Dardanët e rinj nën drejtimin e përzgjedhësit Bekim Isufi punuan me fokus në aspektin taktik dhe në mënyrën se si ekipi do të paraqitet përballë kundërshtarit aziatik.

Para ndeshjes, disa prej futbollistëve tanë shprehën emocionet e tyre për fanellën e Kosovës dhe besimin në fitore në këtë ndeshje

Kosova U20-Katari U20

E diel, ora 13:00

Kampi Nacional i FFK-së, Hajvali

Share This