Barcelona shkatërron Villarrealin, Yamal shënon ‘het-trik’

Barcelona shkatërron Villarrealin, Yamal shënon ‘het-trik’

Barcelona triumfoi bindshëm 4-1 ndaj Villarreal në ‘Camp Nou’, duke u shkëputur përkohësisht me katër pikë në krye të La Liga.

Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte talenti 17-vjeçar Lamine Yamal, i cili realizoi ‘het-trik-un e parë në nivel senior.

Yamal zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të Fermin Lopez, duke finalizuar saktë në këndin e poshtëm. Goli i dytë ishte edhe më spektakolar, teksa kaloi dy mbrojtës dhe goditi fuqishëm në trekëndësh, duke dyfishuar epërsinë e katalanasve.

Villarreali u rikthye përkohësisht në lojë në fillim të pjesës së dytë me golin e Pape Gueye, por Barcelona reagoi shpejt. Yamal kompletoi ‘het-trik’-un me një tjetër goditje të saktë nga kënd i ngushtë, duke vulosur praktikisht fitoren. Në fund, Robert Lewandowski shënoi edhe golin e katërt pas një asistimi nga Jules Kounde.

Me këtë fitore, Barcelona forcon pozitën në krye të tabelës, ndërsa Villarreal mbetet në zonën e katër skuadrave të para, pavarësisht humbjes në udhëtim.

Share This