Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Turqi/Rumani

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Turqi/Rumani

Federata e Futbollit e Kosovës, të martën ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat për ndeshjen e radhës së ekipit kombëtar, që zhvillohet më 31 mars 2026, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo përballje është i një rëndësi të veçantë pasi fati i saj lidhet me rezultatin e ndeshjes paraprake në Sllovaki.

Nëse Kosova triumfon në Bratislavë kundër Sllovakisë, ndeshje që do të luhet të enjten mbrëma, atëherë dueli i 31 marsit është finale e “play-off”-it, ku kundërshtar do të jetë fituesi i çiftit Turqi–Rumani, në përballjen që do të siguronte kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Në rast humbjeje, ndeshja do të zhvillohet si miqësore ndaj humbësit të duelit Turqi-Rumani.

Biletat janë në shitje online dhe çmimet variojnë sipas tribunave: 10 euro për Veri dhe Jug, 20 euro për Lindje, 30 euro për Perëndim dhe 100 euro për sektorin VIP.

Share This