
Crystal Palace pas Nathan Ake
Crystal Palace ka shprehur interesim konkret për mbrojtësin e Manchester Cityt, Nathan Ake, teksa holandezi po kërkon më shumë minuta loje për të siguruar një vend në përfaqësuesen e Holandës për Kupën e Botës këtë verë.
Ake ka pranuar publikisht se i nevojitet aktivizim më i shpeshtë në nivel klubi për të qenë pjesë e skuadrës kombëtare, ndërsa javën e kaluar refuzoi një ofertë nga West Ham United.
Tashmë, sipas “Daily Mail”, Crystal Palace ka hyrë në garë me shpresën për të bindur Manchester Cityn dhe lojtarin.
Megjithatë, drejtuesit e City-t mund të jenë më të rezervuar për të lejuar largimin e mbrojtësit, sidomos pas lëndimit të rëndë në këmbë të Josko Gvardiol, që ka ngushtuar alternativat në prapavijë.
Përveç Palace dhe West Ham, interesim për Ake ka shfaqur edhe Barcelona, por klubi katalanas këmbëngul vetëm për një marrëveshje huazimi, çka për momentin nuk përputhet me planet e Manchester Cityt.

