Cristiano Ronaldo: Botërori 2026, i fundit për mua. Do të luaj edhe një ose dy vite të tjera

Cristiano Ronaldo: Botërori 2026, i fundit për mua. Do të luaj edhe një ose dy vite të tjera

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit e karrierës së tij. I intervistuar nëpërmjet videokonferencës gjatë një forumi turizmi në Riad, kur u pyet nëse Kupa e Botës verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada do të jetë e fundit për të, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë u përgjigj: “Po, patjetër. Do të jem 41 vjeç dhe mendoj se do të jetë koha e duhur”.

“Po e shijoj momentin dhe nuk po mendoj për asgjë tjetër. Kur thashë se do të dal në pension së shpejti, ‘së shpejti’ do të thotë brenda 10 viteve të ardhshme”, shtoi ai duke qeshur, “por njerëzit mendojnë se po flas për disa muaj. Të jemi të sinqertë”, tha ai, “kur them ‘së shpejti’, ndoshta do të thotë se do të luaj edhe për një ose dy vjet të tjera”.

“Kur arrin një moshë të caktuar, gjithçka kalon shumë shpejt. Jam 40 vjeç, por ende shënoj gola, argëtohem dhe shijoj gjithçka. Dua të vazhdoj. Jam fizikisht në formë dhe gjithashtu po shënoj gola për Portugalinë dhe po ndihmoj ekipin tim kombëtar. Dua të fitoj më shumë, kjo është jeta ime”, tha Ronaldo.

Share This