CR7: Triumfi në Euro 2016 kishte vlerën e një Kupe të Botës

CR7: Triumfi në Euro 2016 kishte vlerën e një Kupe të Botës

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës 2026, duke theksuar se suksesi më i madh i tij me kombëtaren mbetet triumfi në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Kapiteni portugez kujtoi se para brezit të tij, Portugalia nuk kishte fituar asnjë trofe madhor, ndërsa gjatë karrierës së tij kombëtarja ka ngritur tre trofe.

“Kam fituar tre trofe me Portugalinë. Para Cristiano Ronaldos, Portugalia nuk kishte fituar asnjë trofe”, u shpreh ai.

Ronaldo shtoi se triumfi në Euro 2016 kishte për të të njëjtën peshë emocionale dhe sportive si fitimi i Kupës së Botës.

“Fitimi i Kampionatit Evropian ishte si të fitoja Kupën e Botës. Jeta vazhdon. Arritja ime më e madhe me kombëtaren ishte triumfi në Euro 2016. Për mua, ai trofe kishte të njëjtën vlerë sikur të kisha fituar Kupën e Botës”, deklaroi 41-vjeçari.

Share This