Costa: Putini flet për paqe por intensifikon bombardimet, të rriten sanksionet

Costa: Putini flet për paqe por intensifikon bombardimet, të rriten sanksionet

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dënoi sot sulmin e Rusisë ndaj qyteteve ukrainase.

“Të flasësh për paqen ndërsa bombardimet intensifikohen dhe ndërtesat dhe shtëpitë qeveritare janë në shënjestër, ky është versioni i Putinit për paqen”, tha Costa.

“Rusia e nisi këtë luftë dhe po zgjedh ta vazhdojë atë”, tha ai.

Në një postim në rrjetin social X, presidenti i Këshillit Evropian tha se BE-ja duhet të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe të rrisë presionin ndaj Rusisë me sanksione shtesë.

“Ne duhet të qëndrojmë në kursin e duhur, duke forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe duke rritur presionin ndaj Rusisë përmes sanksioneve të mëtejshme, në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë”, tha ai.

“Mendimet e mia janë me viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre. Forca dhe qëndrueshmëria e popullit ukrainas vazhdojnë të na frymëzojnë të gjithëve”, tha Costa. /atsh/

Share This