Conte përpara ndeshjes me Milanin: Duam të japim gjithçka

Conte përpara ndeshjes me Milanin: Duam të japim gjithçka

Do të jetë një Napoli i “zemëruar”, siç deklaroi Max Allegri, në Riad për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit. Të besuarit e Antonio Contes vijnë pas dy humbjeve radhazi (Benfica dhe Udinese) dhe në ndeshjen e së enjtes në mbrëmje, ata do të kërkojnë shpagim, si dhe një shans për të arritur në finale.

Trajneri do të mbështetet në rikthimin e plotë të Lobotkës dhe do të vazhdojë të mbështetet te Hojlund si çelësi sulmues, veçanërisht pasi është ende herët që Lukaku të kthehet në fushë: “Ai nuk ka më minuta”, shpjegoi ai në një konferencë për shtyp. “Duhet të jemi të duruar dhe ta presim”.

“Është një moment si shumë të tjerë gjatë gjithë vitit. Ndonjëherë janë pozitivë, ndonjëherë më pak. Ne vinim pas pesë fitoresh, tani kemi humbur dy radhazi. Gjëja e rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë shumë, me dëshirë, vendosmëri dhe entuziazëm, që është gjëja më e mirë. Ne luajmë çdo tre ditë, duhet të jemi të mirë në menaxhimin e fitoreve dhe humbjeve. Çdo gjë vjen gjithmonë nga puna e palodhur”.

Për kundërshtarin – “Kur përballesh me ekipe si Milani, e di që do të përballesh me lojtarë dhe trajnerë të shkëlqyer. Të gjithë janë të etur të konkurrojnë dhe të testojnë nivelin e tyre. Plus, ne po luajmë për një trofe, gjë që na jep një shtysë më shumë. Të gjithë e shijojnë fitoren dhe ne gjithmonë duam të shkojmë për fitore, duke u përpjekur ta meritojmë atë në fushë”. /rtsh/

Share This