Çmenduria saudite për Leo Messin

Çmenduria saudite për Leo Messin

Ndërsa Liga Profesioniste Saudite po shqyrton pezullimin e mundshëm prej katër ndeshjesh të Cristiano Ronaldos, emri i Lionel Messit rikthehet sërish në qendër të vëmendjes në Lindjen e Mesme.

Anmar Al Haili, president i klubit Al-Ittihad, ka rikuperuar sërish fiksimin e tij për të sjellë argjentinasin në Arabinë Saudite, duke deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të paprecedentë në historinë e futbollit profesionist.

“Paratë nuk janë pengesë për ta parë kampionin e botës me fanellën verdhezi. Nëse Messi pranon ofertën, ai mund të vendosë vetë pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës, madje mund të imagjinohet edhe një marrëdhënie për gjithë jetën me klubin. Kostoja nuk ka rëndësi për mua; e dua Messin sepse është lojtari më i mirë në histori“, tha Al Haili.

Kjo nuk është përpjekja e parë e klubit për të tërhequr argjentinasin. Pas largimit të tij nga PSG, Al-Ittihad kishte vendosur në tavolinë një ofertë astronomike prej 1.4 miliardë eurosh në vit, por Messi e refuzoi për të favorizuar mirëqenien e familjes së tij në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, presidenti saudit nuk ka hequr dorë: “Respektoj vendimin e tij, por dera është e hapur dhe ai mund të vijë kur të dojë”.

Për Al-Ittihad, duket se nuk bëhet fjalë thjesht për marketing, por për një pasion të vërtetë për lojtarin. /klan news/

 

Share This