
Çeku për fitoren në ‘Sundance’: Lajm i jashtëzakonshëm për kinematografinë
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku e ka cilësuar si të arritur të jashtëzakonshme për kinematografinë e vendit, triumfin e filmit shqiptar “Shame and Money” në festivalin prestigjioz “Sundance”.
“Lajm i jashtëzakonshëm për kinematografinë e Kosovës. Filmi ‘Shame and Money’, i regjisorit Visar Morina, me skenar të përbashkët nga Doruntina Basha, ka fituar çmimin Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë. Një arritje e madhe për kinematografinë dhe për gjithë skenën tonë kulturore”, ka shkruar Çeku.
“Shame and Money” arriti të jetë në top 4 filmat e përzgjedhur për këtë çmim, në konkurrencë me 10 filma gjithsej. Filmi pati premierë botërore në “Sundance 2026” dhe ky ishte projekti i tij i dytë i regjisorit Morina që konkurroi në këtë festival prestigjioz pas “Exile” në vitin 2020.


