Canizares kritikon Vinicius-in: S’mund të përballojë një sezon si i kaluari

Canizares kritikon Vinicius-in: S’mund të përballojë një sezon si i kaluari

Ish-portieri i Real Madridit, Santi Canizares, ka kritikuar formën e Vinicius Junior gjatë sezonit të kaluar.

Sipas tij, sulmuesi brazilian e as klubi madrilen nuk mund të përballojnë një tjetër sezon të tillë.

Në një intervistë për “Radio Marca”, Canizares theksoi se performanca e sulmuesit brazilian ka rënë dukshëm në pjesën e dytë të sezonit, duke shtuar se zhgënjimi pas mosfitimit të ‘Topit të Artë’ ndikoi negativisht te ai.

“Vinicius nuk mund të përballojë një sezon si ai i kaluar, kjo është e qartë. Nuk mund ta përballojë si individ dhe as Real Madridi si klub,” u shpreh Canizares.

“Ai e nisi sezonin duke menduar për galanë e ‘Topit të Artë’, për të cilën kishte pritshmëri të larta, dhe mosfitimi i çmimit të lojtarit më të mirë të vitit, ka ndikuar emocionalisht tek”.

“Real Madridi gaboi që nuk mori pjesë në galanë e ‘Topi të Artë’”, ka theksuar ai.

Canizares foli edhe mbi situatën e rinovimit të kontratës së Vinicius Junior.

“Ajo që nuk kuptoj është si është e mundur që një marrëveshje për rinovim të arrihet në prill dhe të mos nënshkruhet pas një jave apo dy. Kur lojtari, klubi dhe agjenti bien dakord, gjithçka do të ishte shumë më e qetë nëse firmosja do të ndodhte menjëherë”, pohoi ai.

Vinicius Junior mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit, por pritshmëritë ndaj tij për sezonin e ri janë më të larta se kurrë.

Share This