
Botërori i Klubeve 2029 mund të mbahet në Katar
Katar drejt mikpritjes së edicionit të dytë të Botërorit të Klubeve
Edicioni i dytë i Botërorit të Klubeve mund të zhvillohet në Katar.
Mediat britanike raportojnë se përfaqësues të FIFA-s dhe autoriteteve tw Katarit kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm, ku janë shkëmbyer detajet e para rreth organizimit të turneut.
Nëse marrëveshja finalizohet, Botërori i Klubeve pritet të mbahet gjatë muajve të dimrit, ashtu siç ndodhi me Kupën e Botës “Katar 2022”.
Stadiumet që mikpritën ndeshjet e atij turneu historik – ku Argjentina e Messit triumfoi për herë të tretë – do të jenë sërish skena e emocioneve të mëdha në arenën ndërkombëtare të klubeve.
FIFA ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar, por burime pranë institucionit më të lartë të futbollit botëror thonë se vendimi mund të merret brenda pak javësh.


