
Bombardimet e NATO-s: UÇK-ja kishte marr mesazhin për sulme
Kjo ndërhyrje e aleancës u pa si shpresë se liria për ata që po vuanin nga regjimi serb ishte afër, raporton Klan Kosova.
Por, kjo po bëhëj në bashkëpunim me ata që luftën e kishin nis qysh moti në tokë.
Fatmir Limaj, ish-komandant i UÇK-së që atë kohë po luftonte në Malet e Berishës, tha se Kosova e kishte marrë mesazhin se nuk ishte vetëm edhe më herët.
Ndërkaq, ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, në këtë periudhë e kujton se vendimi për këto bombardime nuk ishte krejt i lehtë. Dhe paraprakisht ishte provuar zbrapsja e Serbisë edhe në rrugë diplomatike.
E kur kishin dështuar edhe përpjekjet e fundit të ndërmjetësueit të atëherëshëm amerikan, Richard Holbrooke, bombardimet filluan në orën 20:00 të 24 marsit të 99-ës.
Ato vazhduan deri më më 10 qershor të po atij viti, pasi një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës me të cilën presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi tërheqjen nga Kosova.


