
Bie fluksi i daljeve nga Kosova, pritjet në Merdarë deri në 40 minuta
Pika kufitare me Serbinë në Merdarë ende e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilën po e përdorin për dalje nga territori i Kosovës, ndonëse fluksi i daljeve në këtë pikë kufitare ka rënë dukshëm krahasuar me javën që lamë pas.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë, për të dalë nga Kosova, udhëtarët mëngjesin e sotëm po presin deri në 40 minuta, raporton RTKlive.
Po ashtu bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në 30 minuta ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, në Bërnjak, kolona e makinave 250 metra.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata, ato janë nga 3 deri në 5 minuta.


