
Begaj: Njohja nga Siria, mbështetje për Kosovën dhe paqen në Ballkan
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë mundësuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria.
Begaj ka thënë se me këtë vendim Siria ka mbështetur shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.
“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
“Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.
Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”, ka shkruar Begaj në Facebook.


