Basha: Deputetët po e shkelin kushtetutën

Basha: Deputetët po e shkelin kushtetutën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pas mbarimit të seancës ka komentuar ngërçin institucional. Ai tha se është përgjegjësi e secilit deputet që të marrë pjesë në seancë.

Për planin e LDK-së, ai tha se duhet të ketë opozitë dhe nuk është i mirë plani i LDK-së. Basha tha se VV ka ftuar LDK-në, për marrëveshje politike, ndërsa për të votuar komisionin e fshehtë dhe Haxhiun ftohet të gjithë deputetët që të votohen këto dy propozime. Ai tha se mos votimi i komisionit të fshehtë nga deputetët po e shkelin kushtetutën e Kosovës.

Ka shtuar se është e paarsyeshme që deputetët të vijnë në Kuvend dhe të mos e ushtrojnë funksionin e tyre, që është vota.

“Ne i marrim parasysh ato që ndodhin, përfshirë ofertat që vijnë nga partitë tjerë, por është absurde me bë grupe punuese e me marrë ekspertë dhe mos me votu një komision të thjeshtë. E kuptojmë që LDK-ja ka dalë me një propozim. Ne kemi bë një ofertë politike, por LDK e ka refuzuar. Cilat nga pikat që i ka bë LDK-ja nuk mund t’i implementojë pa PDK-në. LDK-ja duhet ta mbajë fjalën e dhënë ku kanë thënë se nuk do ta pengojnë konstituimin e Kuvendit. E kuptoj që e kanë rival Albin Kurtin, por për Kuvend nuk e kemi kandidat atë”, ka thënë ai, raporton rtk.

Sipas tij, është e patjetërsueshme që të kalohet kjo krizë.

Share This