
Barça e ndëshkon portierin Ter Stegen, ia heq shiritin e kapitenit dhe e çon në disiplinor
Barcelona e ka ndëshkuar të “rebeluarin” Andre Ter Stegen.
Gjiganti katalunas njofton se ia ka hequr shiritin e kapitenit portierit gjerman, shkruan “Express”.
Rolin e kapitenit të parë do ta marrë zëvendës-kapiteni i deritashëm, Ronald Araujo.
Gjithashtu, kampioni spanjoll ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj tij për shkak se portieri gjerman refuzoi t’ia dorëzonte klubit raportin mjekësor të operimit të tij.


