Ballkani pret Connah`s Quay në ‘Fadil Vokrri’

Ballkani pret Connah`s Quay në ‘Fadil Vokrri’

FC Ballkani do të përballet sonte me skuadrën uellsiane Connah`s Quay Nomads në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis në orën 20:00. Përballja e parë, e zhvilluar javën e kaluar në Uells, përfundoi pa fitues dhe pa gola, 0:0, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen vendimtare të kthimit.

Ballkani synon të shfrytëzojë përkrahjen e tifozëve në shtëpi për të siguruar kalimin në raundin e dytë kualifikues të garës evropiane, ndërsa mysafirët nga Uellsi do të kërkojnë të befasojnë në Prishtinë.

Ndeshja Ballkani – Connah’s Quay Nomads transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Share This