Ballkani mposhti në miqësore Rabotniqkin

Ballkani mposhti në miqësore Rabotniqkin

Skuadra e Ballkanit e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj skuadrës maqedonase, Rabotniqki.

Tri herë kampioni i Kosovës fitoi të premten me rezultat 2-0, ndeshjen e zhvilluar në Ohër.  Golat për skuadrën suharekase i shënuan Albert Diene dhe Bleart Tolaj.

“Kjo fitore është dëshmi e punës së palodhshme që po bën ekipi në këtë fazë përgatitore dhe një nxitje e fortë për ndeshjet e ardhshme që na presin”, ka shkruar në “Facebook” skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehu.

Ballkani në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të luajë me fituesin e duelit Floriana-Haverfordwest.

Share This