
Ballkani arrin fitoren e parë, mposht Vushtrrinë
Ballkani ka arritur fitoren e parë në kampionatin e ri të Superligës, duke e mposhtur Vushtrrinë 2-1 në Suharekë.
Pas humbjes në javën e parë ndaj Prishtinës, skuadra e drejtuar nga Suhareka kishte nevojë për rezultat pozitiv dhe e arriti objektivin, edhe pse fitorja erdhi pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund.
Në 45 minutat e para nuk pati gola. Ballkani kishte më shumë iniciativë në disa faza të lojës, ndërsa edhe Vushtrria pati momentet e saj, por portat mbetën të paprekura.
Ndeshja u zhbllokua pas më shumë se një ore lojë. Në minutën e 64-t, Giovanni mori përsipër një goditje nga distanca dhe me një finalizim të bukur mposhti portierin mysafir për 1-0.
Ballkani kërkoi ta mbyllte ndeshjen dhe këtë e arriti në fund të kohës së rregullt. Albin Berisha u shfaq në momentin e duhur për të shënuar golin e dytë dhe për t’i dhënë skuadrës së tij një avantazh të konsiderueshëm.
Por, Vushtrria nuk e pranoi lehtë humbjen. Në minutën e pestë shtesë, mysafirët gjetën golin që e ngushtoi rezultatin në 2-1 dhe krijuan tension në minutat e fundit.
Megjithatë, nuk pati kohë për rikthim dhe Ballkani e mbylli ndeshjen me tri pikë.
Kjo fitore e ngre Ballkanin në kuotën e tri pikëve pas dy javëve, ndërsa Vushtrria mbetet në fund pa pikë, pas dy humbjeve në po aq ndeshje.

