Bajrami reagon ndaj LVV-së pas mosvotimit të kandidatit të LDK-së

Bajrami reagon ndaj LVV-së pas mosvotimit të kandidatit të LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar sërish pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nuk e kanë mbështetur kandidatin e LDK-së për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Bajrami ka kërkuar që eksponentëve të LVV-së t’u rikujtohet periudha kur kjo parti ishte në opozitë, duke ngritur pyetje lidhur me votimet për drejtuesit e institucioneve të vendit.

Ajo ka pyetur nëse deputetët e LVV-së kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit gjatë kohës sa kanë qenë në opozitë, si dhe me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca në postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Po ashtu, Bajrami ka ngritur pyetjen nëse deputetët e atëhershëm të LVV-së kanë votuar për presidentin e Kosovës gjatë kohës kur kanë qenë në opozitë.

Në fund, ajo i ka akuzuar eksponentët e LVV-së për hipokrizi.

“Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë:

– A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?

– Me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?

– A kanë votuar ndonjëherë për President të Kosovës, duke qenë vetë në opozitë?

Hipokrita!”, ka shkruar Bajrami.

Share This