
Avdullah Hoti: Kosova po rrëshqet drejt autokracisë partiake
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, duke paralajmëruar se vendi po rrëshqet drejt autokracisë partiake.
Ai ka kujtuar se gjatë qeverisjes së LDK-së, edhe pse ka pasur mospajtime me RTK-në, komunitetin e bizneseve, Gjykatën Kushtetuese, shoqërinë civile dhe aleatët ndërkombëtarë, asnjëherë nuk është ushtruar presion apo sulm ndaj tyre, por është zgjedhur dialogu dhe respekti institucional.
“Kështu sillet një qeveri normale. Përndryshe, vendi shkon drejt autokracisë, siç po ndodh sot,” shkroi Hoti, duke bërë thirrje që spektri politik të ndalë këtë zhvillim.


