Asnjë viktimë në trafik, mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara

Asnjë viktimë në trafik, mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur bilancin e 24 orëve të fundit në vend, duke raportuar për një situatë relativisht të qetë sa i përket aksidenteve me pasoja fatale.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkohë, janë regjistruar 21 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 38 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sa i përket sigurisë në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2202 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave rrugore.

Në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, janë arrestuar 14 persona, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje dhe asnjë person nuk është në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit gjatë kësaj periudhe.

Share This