
Shkëndija mundet minimalisht nga Samsunspor
Shkëndija e Tetovës është mposhtur minimalisht 1:0 nga Samsunspor në ndeshjen e parë të “play-off” të Conference League, e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola (0:0), ndërsa skuadra shqiptare ka pasur edhe fat, pasi mysafirët nga Turqia e kanë humbur një penallti.
Nga ana tjetër, Tamba ka krijuar dy raste të mira shënimi për Shkëndijën, por nuk ka arritur të konkretizojë.
Goli i vetëm i takimit ka ardhur në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, kur Mouandilmadji ka realizuar për 0:1, duke i dhënë avantazhin skuadrës turke para ndeshjes së kthimit.
Kjo ka qenë hera e parë që Shkëndija përballej me një kundërshtar nga Turqia në garat evropiane.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Turqi, ku do të vendoset përfundimisht çështja e kualifikimit.


