Arrestohen katër të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Obiliq, tre janë të mitur

Arrestohen katër të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Obiliq, tre janë të mitur

Hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, pas një pune intenzive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar (prej tyre 3 të mitur), për vjedhje të rënda.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar, dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.

“Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Share This