
Arijon Ibrahimoviqi synon trofe me Bayernin
Arijon Ibrahimoviq ka dhënë një intervistë për faqen e klubit gjerman, Bayern.
Ai ka folur për synimet që ka me gjigantin gjerman në edicionin 2026/2027.
“Dua të luajë sa më shumë minuta të jetë e mundur, në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë apo Ligën e Kampionëve. Dhe dua të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur me Bayernin”, ka thënë sulmuesi kosovar, raporton koha.
Ai ka theksuar se për Bayernin është i gatshëm të luajë në pozita të ndryshme sulmuese.
“Mund të luajë kudo në sulm – majtas, djathtas, si dhjetëshe apo si sulmues. Në Heidenheim luajta edhe disa ndeshje si mbrojtës i djathtë”, është shprehur ai.

