Abdixhiku me mesazh para seancës së Kuvendit: Me 18 deputetët e LDK-së në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët

Abdixhiku me mesazh para seancës së Kuvendit: Me 18 deputetët e LDK-së në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga takimi i përbashkët me Grupin Parlamentar të partisë, një ditë para vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku bëri të ditur se bashkë me 18 deputetët e zgjedhur të LDK-së kanë diskutuar për rrugëtimin politik dhe angazhimin e përbashkët në legjislaturën e re.

“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai u ka uruar deputetëve suksese në detyrën që i pret nga dita e enjte, kur pritet të vazhdojë seanca për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se angazhimi i tyre do të jetë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

“Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje”, ka përfunduar kreu i LDK-së në postimin e tij.

Share This