Arian Tahiri falënderon qytetarët: Nesër Mitrovica nis kapitullin e ri

Arian Tahiri falënderon qytetarët: Nesër Mitrovica nis kapitullin e ri

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore, të cilën e ka cilësuar si “jashtëzakonshme, përbashkuese dhe me plot energji”.

Tahiri ka theksuar se balotazhi i së dielës do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri për qytetin e Mitrovicës.

“Nis nga të gjithë ne. Nga secili prej jush. Nga një votë. Nga një vendim. Nga një akt guximi që e kam parë çdo ditë në fytyrat tuaja,” ka thënë ai, duke shtuar se do të nderojë besimin e qytetarëve dhe do të jetësojë çdo premtim që ua ka dhënë gjatë fushatës.

Në postimin e tij zyrtar, Tahiri ka përsëritur se angazhimi i tij është për çdo lagje dhe çdo fshat të Mitrovicës.

“Unë, me gjithë forcën time, do ta nderoj besimin tuaj dhe do ta jetësoj çdo premtim që ua kam dhënë. E përsëris, çdo premtim që ua kam dhënë në çdo lagje e çdo fshat, për ju dhe për qytetin tonë.”

Ai ka bërë thirrje që fushata të përfundojë me shpresë, guxim dhe besim, duke ftuar qytetarët që të japin votën e tyre për numrin 191.

“Për çdo qytetar të Mitrovicës, e ardhmja fillon të dielën, këtu me ne! Mitrovicë 💚.”

Ky mesazh vjen në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarin e ri të Mitrovicës.

Share This